Martin Përgjini alias A. Gj. është shpallur në kërkim për vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e kaluar në fshatin Kaftallë të Pukës. Policia ka njoftuar se 36-vjeçari nga Lezha ka qëlluar mbi 44-vjeçarin rreth orës 18:00, për arsye që ende nuk dihen.
Gjithashtu, mësohet se viktima ka qenë bashkë me vëllanë e tij kur është qëlluar. Ka qenë pikërisht vëllai i viktimës që ka njoftuar policinë dhe ambulancën.
Autori i dyshuar, që ka dy identitete, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë që gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.