Kur njerka e Borëbardhës zbuloi nëpërmjet pasqyrës së saj magjike se ekzistonte një vajzë më e bukur se ajo, bëri gjithçka të mundur ta hiqte qafe atë.
Po sikur ajo të jetonte sot si do të fliste me pasqyrën?
-“Pasqyrë moj pasqyrë kush është më e bukura nga të gjitha?”
-“Ça t’thot pasqyra ty, ju jeni bërë të gjitha njësoj”, do i përgjigjej pasqyra
Në vorbullën rozë të showbizz-ut shqiptar, binjakë gjaku njohim vëllezërit Veshaj.
Janë binjakë identikë dhe herët e para do ngatërrohej kushdo për t’i ndarë njëri nga tjetri.
Por, syrit tonë nuk i shpëtojnë edhe dy vajza shumë pranë djemve që ngjasojnë me njëra tjetrën edhe pse nuk kanë lidhje gjaku.
Është Lori Hoxha dhe Bora Zemani!
Vetulla të trasha me pak kënd, buzët mishtore, hunda e definuar,l ëkura mëndafsh, dhëmbët më të bardhë se e ardhmja e shumë njerëzve, rrathët poshtë syve nuk ekzistojnë, rrudhat janë fjalë e panjohur për to se ballin e kanë autostradë.
Duket sikur kanë dal nga i njëjti bark!
Bark e dimë që jo, por ndoshta i njëjti…mjek?
Njerka e borëbardhës me siguri do të thyente pasqyrën pas kësaj/ Marrë nga Kryefjala.com