E ëma Nevruze Çoniku, pretendon se policia po e fsheh ngjarjen. Ajo rrëfen se e bija u përdhunua në shtëpinë ku punonte si kujdestare e një fëmije
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetine Durrësit, ku një 23- vjeçare është përdhunuar në banesën ku ajo punonte si kujdestare e fëmijës së familjes. E ëma e 23 vjeçares, është paraqitur në polici për të dënoncuar rastin e përdhunimit të vajzës së saj dhe ka deklaruar se e bija është shtruar në Spitalin Psikiatrik në Elbasan, pasi ka pësuar traumë. E ëma e vajzës rrëfen për Gazeta Shqipëtare historinë rrënqethëse se si e gjeti të bijën në shtëpinë ku kujdesej prej 6 muajsh për një fëmijë 10-vjeçar, i cili ishte i paralizuar. Ajo tha se vajza ishte larguar e zbathur dhe me nxitim nga shgtëpia pasi kishte marë një telefonatë. Disa orë më vonë Nevruze Çoniku e kishte gjetur vajzën në shtëpinë ku ajo ishte punësuar, të dhunuar dhe në gjendje shoku. 45-vjeçarja pohoi se pasditen e 23 gushtit ka bërë denoncim në polici dhe një ditë pas denoncimit, më 24 gusht, vajza e saj ka përfunduar në Spitalin Psikiatrik në Elbasan. Ajo tha se Desara u mbajt me pranga në polici, ndërsa mjekoligjorët deklaruan se ajo nuk kishte shenja dhune. Sipas Nevruzes gjithçka u bë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i kishte ndodhur së bijës pasi ajo kishte shenja dhune në trup.