Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se i ka kërkuar ambasadorit britanik mbështetje dhe asistencë teknike për Reformën Territoriale.
Po ashtu Alibeaj shprehet se ka diskutuar me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.
Takimi mes Alibeajt dhe ambasadorit britanik, vjen në një kohë, ku kreu aktual i PD-së Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.
Reagimi:
Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.
Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.
E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare.