Ditët e fundit Shqipëria është pushtuar nga moti i keq, ku reshjet kanë vijuar edhe gjatë natës që sapo lamë pas.
Në këtë situatë të njëjtë për të gjithë vendin tonë, ARRSH ka dalë me një njoftim ku theksohen zonat më problematike.
Sipas këtij institucioni, në rajonin verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10.