Teksa rrjeti dhe studiot televizive ziejnë për zhdukjen e mistershme të bosit të “bixhozit” Ervis Martinaj, një veprim befasues i një taksisti po bëhet gjithashtu viral në rrjetet sociale.
Uljan Kolgjegja nuk e ka fshehur adhurimin për kushërinjtë Martinaj, teksa ka publikuar një foto të taksisë së tij ku mban portretin e Brilantit dhe Ervisit.
Taksisti ka vendosur në kofonon e makinës dy foto ku në një prej tyre shfaqet ai me Brilant Martinajn, ndërsa në një tjetër është vetëm Brilanti me pistoletë në dorë. Por jo vetëm kaq. Siç shihet në foton e publikuar nga JOQ, në pjesën e sipërme është tabela me mbishkrimin “Taksi Brilanti” dhe inicialet B.M. V.M. duke iu referuar dy kushërinjve.
Këto iniciale i ka tatuazh edhe në kyçin e dorës, si shenjë adhurimi për ta.