Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar i identifikuar si Qirjako Hita, pasi pas një sherri banal, ka goditur me mjet prerës një 31-vjeçar.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm ku fatmirësisht i plagosuri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Hita, i cili u arrestua në flagrancë, do të hetohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Njoftimi:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Qirjako Hita, i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.