Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë Aleksandër Garo të cilit i është gjetur një thikë dhe një përforcues frushti “dorezë metalike” brenda makinës, duke ngritur dyshimet se kishte në plan të përfshihej në ndonjë konflikt.
“Në vijim të kontrolleve “blic”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Garo, 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.
Ai do të akuzohet për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. 27-vjeçarit, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).