Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë ku dy të rinj, kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 17- vjeçare. Policia njofton se, personat e identifikuar me iniciale A. D., 23 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 18 vjeç, banues në Peqin kanë mbajtur peng 17- vjeçaren në një ambient ku nuk përdorej si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjatë kontrollit fizik të pengmarrësit me iniciale A.H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).
Policia gjithashtu njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme por sot është bërë i mundur arrestimi i të rinjve.
A.D., do të përballet me akuzën për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim;
Ndërsa A. H., do të përballet me akuzën për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.