Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se vendimi i audituesit ndërkombëtar, që i dha të drejtë “Bankers Petroleum”, nuk do të prekë treguesit e buxhetit.
Deklarata e plotë:
“Nuk do të ketë asnjë cënim të deficitit buxhetor. Nuk do të ketë asnjë cënim të balancës primare. Kjo qeveri, me operacionet e saj nuk do të krijojë asnjë borxh të ri, përkundrazi do të vazhdojë këtë vit, për herë të parë pas shumë vitesh, të ulë borxhin publik. Me kompaninë do të hyjmë në negociata për ta zgjatur në një vit e gjysmë ose dy, kthimin e vlerave të krijuara. Të dhënat janë shumë pozitive, duke filluar që nga kreditimi për koorporatat. Ka një rritje të ndjeshme dhe të konsiderueshme të kredisë për konsum, që është reflektuar edhe në rritjen gjatë 3 tremujore radhazi të konsumitBankers-i ka qenë një kompani që investonte shumë pak gjatë dy viteve të fundit, në tremujorin e katërt të këtij viti do të kërcejë me gati 40 milionë dollarë investime. E njëjta gjë ndodh me Shell-in, me TAP-in apo me investime private të huaja dhe vendase, që pasi kanë kaluar periudhën e përgatitjes së projektit, janë në materializimin e tyre”, tha Ahmetaj.