Deputeti i Partisë Demokratike, Samir Koreshi teksa ka publikuar një video ku shihet një zjarr masiv që ka përfshirë një zonë me ullinj në fshatin Shegas, apelon për ndihmë.
Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook deputeti demokrat për Lushnjën thekson se ka nevojë për ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.
“Në fshatin Shegas zjarr i madh. Banorët kanë nevojë emergjente për ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.
I bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse mos t’i lënë qytetarët në mëshirë të fatit por reagoni menjëherë.”