Fermerët e zonës së Shën Pjetrës në rrethin e qytetit të Fierit po përballen me çmimin e ulët të grurit gjë që ka krijuar stok në magazina.
Në një intervistë, Vilson Sika, një fermer i ri 26-vjeçar shprehet se çmimi i grurit aktualisht është 40 lek për kilogram, tepër i ulët përballë shpenzimeve të shumta që nevojiten për këtë kulture bujqësore.
“Çmimin e plehrave e kemi marrë në kulm, tek shitja vjen tregtari dhe tallet me mallin tonë.
Vjen koha e korrjes dhe ne magazinat i kemi plotë , i marrin import nga jashtë dhe e marrin me shtrenjtë thonë nuk ka prodhim ne zonën tonë. I bëjmë thirrje shtetit të marri masat me çmimet që jep për naftën.
Tashmë jemi duke punuar për tregtarët pohon fermeri dhe në këto kushte falimentimi do të braktisim tokat dhe do të largohemi në emigracion.”