I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lajçak ka shkruar në Twitter se takimi me Vuçiçin vjen pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit në Prishtinë.
“Në New York sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.
Kosova dhe Serbia gjenden në një proces të rëndësishëm të dialogut. Tema e targave është më aktualja. Sakaq, Lajçak është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin tha se kanë folur për situatën në Ballkanin Perëndimor.