Hakerat kanë publikuar shkresën e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, ku është firmosur dhe vulosur dëbimi i një shtetasi rus. Lidhur me këtë situatë ngjarja ka ndodhur më 10 maj të vitit 2021.
Gjithashtu mësohet së rusi i dëbuar është Georgi Budavov, i cili është dëbuar nga autoritetet shqiptare pas dyshimeve për spiunazh.
Nga ana tjetër, në shkresë shkruhej se nuk plotësoheshin nevojat për të qëndruar në Shqipëri.
“Nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim në Shqipëri”.