Opozita është mjaftuar me dy orë diskutime në seancën plenare për ligjin e vettingut që të lërë sallën e parlamentit. Seanca nisi punimet në orën 17:30 dhe deputetët e opozitës lanë Kuvendin në 19:16, pas përfundimit të fjalës së deputetit Eduard Halimi.
Diskutimet dhe akuzat mes palëve nuk kanë munguar. Berisha tha se po cënohet konsensusi i arritur me miratimin e Kushtetutës së re, ndërsa Rama përjashtoi mundësinë e një konsensusi allashqiptarçe. Ndërkaq kreu i Kuvendit tha se ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të votohet sot dhe se opozita nuk ka arsye për të mos e votuar.