Berisha: Jo gjueti shtrigash me vettingun/ Rama: Mos u ndani nga treni i fitores – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Jo gjueti shtrigash me vettingun/ Rama: Mos u ndani nga treni i fitores

18:58 | 30/08/2016
në Uncategorized
0
Deputeti i PKD, Mark frroku dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 113 vota pro, 2 kunder  dhe 2 abstenime, kerkesa e dyte te Prokurorise se Pergjithshme qe kerkon autorizimin e parlamentit per arrestimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga drejtesia belge se eshte i perfshirë ne nje vrasje ne vitin 1999./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Mark Frroku, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka ‘uruar’ pasardhësin e tij, Edi Rama për emërimin në krye të Federatës së Mundjes, ish-deputetin Arben Ndoka. Ndër të tjera ai shtoi se edhe në krye të Bashkisë së Dibrës do vendoset sipas tij i forti Imer Lala.

Në kundëpërgjigje, kryeministri Rama tha se kundërshtarët e reformës në drejtësi janë ata që kanë probleme me drejtësinë.

Berisha: Opozita ka luftuar shumë për standardet siç e keni parë ju dhe prapë është e vendosur të diskutojë. Këtu po prishet në mënyrë të verbër ai konsensus i sanksionuar në Kushtetutë. Si do t’i thyejmë me ligj këto? Ju a doni që të funksionojë reforma? Ne po themi t’u përmbahemi amendamenteve. Ka një ndërgjegje dhe mos mendoni ju se jeni thyer. Jeni thyer nga ato qeveri, të cilat kreu juaj u thoshte se i kemi me vete dhe pas dy orësh merrte kartonin e kuq. Mos të bëjmë gjëra qesharake. Kemi rënë dakord dhe i kemi sanksionuar në Kushtetutë dhe hajde t’i përmbahemi Kushtetutës. Është e vërtetë që ka probleme edhe defekte materiale dhe të tjera, por është në detyrimin tonë t’i korrigjojmë dhe t’i përmirësojmë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të bëjmë gjithçka që reforma të ketë me sukses. Në qoftë se votuam me ndërgjegje që ky sistem duhet reformuar, hajde ta reformojmë. Hajde t’i përmbahemi parimeve. Pse u dashka bërë kjo? A nuk jeni ju që nxorët atë zonjën t’i thotë Kolegjit Elektoral se do ta shohësh me vettingun? Për gjah shtrigash e përdorni Vettingun ju? S’do do ta bëni dot kurrë! Do thyeni qafën! Do bllokoni reformën. Jo 1 t’u thotë, por 100 t’u thonë. E provuat dy vjet rresht se si u thyet nen pas neni, pasi pikërisht donit të bënit këto që s’i bëtë dot me Kushtetutë, doni t’i bëni tani. Të organizoni gjahun e shtrigave. Në demokraci nuk ka gjah shtrigash, ka dinjitet njerëzor. Nuk të lejon ai të bësh gjahun e shtrigave. Ai të lejon të bësh vlerësime objektive. Të lejon të rrisësh performancën. Hajde urdhëro! Ne e bëmë Kushtetutën e drejtësisë. E bëmë me qëllimin më të mirë.

Rama: Spastrimin e pallatit të drejtësisë nga të gjithë ata të cilët e kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend, kanë marrë liri dhe të drejta në çdo nivel, e kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet e blihet dhe kanë penguar jo vetëm çdo qytetar në rrugën e vetë për të marrë të drejtën por një popull të tërë për tu qeverisur nga ata që nuk kanë probleme me drejtësinë.Ata që i kundërvihen reformës në drejtësi, janë ata që kanë probleme me drejtësinë.

Ata që bëjnë çmos për të penguar proçesin e pandalshëm të kësaj reforme, janë ata që me të drejtë ndjejnë çfarë vjen pas nga kjo reformë. Ata të cilët u detyruan ti bashkohen konsensusit në këtë sallë për arsye se presioni popullor dhe i partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë ishte kolosal dhe faktikisht muri i 94 votave u shemb mu përpara derës së SHQUP-it. Habitem pse nuk festojnë me ne një fitore tjetër, ne jemi gati të festojmë njësoj si atë natë.

Kur shumë sinqerisht i urova PD-së sa më shumë fitore si ajo e asaj nate, nuk e kuptoj pse po ndahet nga treni i fitores. Jam i bindur se këtë e kupton çdo shqiptar që arsyeton pak. Këtu ka vetëm një gjë për të bërë, të votojmë një ligj kaq të rëndësishëm. I bëmë të gjitha përpjekjet për të bërë konsensus, por nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që i bie ndesh konsensusit me partnerët tanë ndërkombëtarë në rrugën e integrimit të BE. Integrimi në BE nuk është një menu ku merr atë që të pëlqen dhe refuzon atë ndaj të cilës je alergjik, është menu që o merret e gjitha ose nuk ka asnjë vlerë të marrësh çfarë të pëlqen dhe të lësh çfarë nuk të pëlqen.

Në këtë proçes nuk jemi sovran për të zgjedhur çfarë na pëlqen nga rregullat dhe normat e familjes së bashkuar europiane. Jemi të detyruar ndaj vullnetit të popullit sovran për t’iu nënshtruar ndaj të gjitha rregullave dhe normave që do na mundësojnë të bëjmë shtet.Ta votojmë këtë ligj si shumicë duke vazhduar me koherencë të mbrojmë themelet e programit tonë qeverisës, të mbrojmë zotimet tona para shqiptarëve. Jemi i pari koalicion qeverisës që nga 1992 që e kemi shkruar në program reformën në drejtësi.

Berisha: Ke dy vite rresht që ka dalë këtu me letër dhe ke thënë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se pikërisht ato që përmendi ky i nxorën kartonin e kuq dhe ka raste dy herë në ditë. Tani s’ka më nevojë.

Tani urdhëroni t’i japim mundësi zbatimit të ligjeve. Ne nuk kemi hallin se ti do ta kapësh se absolutisht  t’i je kryeministri më i përkohshëm në historinë e këtij vendi. Ne nuk duam që edhe ai kryeministri që vjen qoftë edhe i yni, të mos mund të ketë mundësi për të kapur drejtësinë. T’i ke hallin e madh të Surrelit dhe në thes nuk e fut dot. E ka thënë populli: “Minareja nuk futet në thes!” Pallati nuk futet në pajë.

Etiketa: Berisha: Jo gjueti shtrigash me vettingunRama: Mos u ndani nga treni i fitores

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi

Opozita lë sallën pas dy orë diskutime në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com