Panik dhe frikë për 168 pasagjerët e avionit të “Blu Panorama”. Mësohet se avioni është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.
Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas. Sakaq bëhet me dije se pasagjerët do mund të udhëtojnë sërish brenda një kohe të shkurtër, por nuk dihet nëse është i njejti avion