Nëkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj është përfshirë në një përplasje me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, vetëm sepse ajo kërkoi më shumë kohë për replikë në Kuvend. Por debati, agravoi në fyerje ku Felaj i tha Tabakut të mos bëjë grifshën nga vendi i saj.
PËRPLASJA NË KUVEND:
Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Aq e gjykoi të përshtatshme për të shfrytëzuar replikën. Ju nuk mund ta merrni kohën
Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS
Felaj: Faleminderit por nuk jeni në kushtet për t’i tërhequr dikujt vëmendjen. Dakord por kur të mësohet t’u drejtohesh me edukatë kolegëve, edhe mund ta marrësh fjalën. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk bën grifshën aty ku je.
Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre…
Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën
Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.