Deputetja e PD-së Eralda Bano ka replikuar me ministren Belinda Balluku, por edhe të tjera ministre, duke thënë se ata hanë bashkë me oligarkët në vend. Bano ka bërë ironi edhe me deklaratat e Ballukut, sesi shqiptarët të kursejnë energjinë.
Balluku u përgjigj, duke thënë se është një turp për Banon, që hedh akuza ndaj saj dhe kolegeve. Madje, Balluku shtoi se “Bano flet sikur iu ka mbajtur pishtarin”.
Balluku: Të paktën na i kurseve zotërinjtë ministra dhe u more vetëm me ministret, të paktën burrat ministra i paskemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh baltë, jo darka me oligarkët është turp, sikur na ke mbajtur pishtarin. Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave, kam shpërndarë vetëm një fushatë sensibilizimi, po zonjë po e le derën e frigoriferit, hapur ai harxhon më shumë.
Të të vijë turp që vjen këtu dhe hedh baltë. Se mund të merrem dhe unë me gjëra personale, por s’e bëj. Të ishe kursyer pak. Ne këshillojmë, nuk është në dorën time t’u them njerëzve se çfarë të bëjnë. Çfarë mohoni ju, faktin që nuk ka krizë, faktin që nuk duhet kursyer. Nuk hedhim dot shi. Për çfarë na akuzoni, del aty dhe thua ka thënë kështu, kur të dalësh herë tjetër verifiko.