Dashuria e mistershme e Martin Çeços që përfundoi në vrasje, i akuzuari: S’e kam idenë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria e mistershme e Martin Çeços që përfundoi në vrasje, i akuzuari: S’e kam idenë

12:14 | 15/09/2022
në Uncategorized
0

Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në Qershor 2022.

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, 18-vjeçares që u konsiderua si “mollë sherri”, pasi në telefon u gjetën biseda të saj me Martin Çeçon.

Por Tina, në intervistën për emisionin Uniko tha se ishte e frikësuar dhe prandaj në dëshmitë e para në polici përmendi emrat e Valter e Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo, dhe sipas këtij varianti, ajo kishte lidhje intime me Valter Mollajn e ky i fundit ishte i interesuar për të vrarë Martinin. Por të gjitha këto deklarime Tina Pajollari i ka rrëzuar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Për emisionin Uniko ka folur nga burgi i Peqinit vetë Valter Mollaj, i cili mohon çdo akuzë të ngritur ndaj tij dhe hedh poshtë pretendimet se ka patur lidhje intime me Tina Pajollarin. Ai bën thirrje që të zbardhet e vërteta dhe të lihet i lirë.

Pyetje: Ju jeni personi kryesor i akuzuar për vrasjen e Martin Çeços.

Valter Mollaj: Unë nuk kam asnjë lidhje fare me këtë ngjarje.

Pyetje: Çfarë ju lidh ju me Tina Pajollarin?

Valter Mollaj: Si?

Pyetje: Me Tina Pajollarin çfarë lloj lidhje keni?

Valter Mollaj: Asnjë fare, të ka sqaruar gruaja, po bëj 1 vit pa folur…asgjë, këtu e 1 vit që s’kam patur fare as telefon, asgjë.

Pyetje: Ajo ka përmendur për një lidhje dashurie?

Valter Mollaj: Në botë… Edhe jetën time, dhe fëmijët e gruaja, në botë lidhje dashurie. Jam i sinqertë edhe mbaj shumë përgjegjësi në këtë që ka thënë ajo. Në qoftë se unë i kam thënë vetëm një llaf asaj, as telefon as kështu… fare, fare, fare…

Pyetje: Përse duhet t’ju implikonte Tina Pajollari juve personalisht?

Valter Mollaj: Nuk e di, edhe vetes ia bëj pyetje përse. Unë nuk flisja, po bënte afro 1 vit me të. Se ç’pruri një lopë edhe i thashë unë ik mos hajde më.

Pyetje: Po Bledi Angjo përse duhet të rrëfente kundër jush?

Valter Mollaj: Nuk e di, ai është i pavetëdijshëm. Në ka thënë, po s’e besoj të ketë thënë.

Pyetje: Më datën 12, duam të dimë të vërtetën tuaj, ku keni qenë? A keni udhëtua ju drejt Kolanecit? A e keni marrë ju peng Martin Çeçon? A e keni vrarë ju Martin Çeçon? Këto janë pyetjet kryesore.

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, se dhe unë ia bëj pyetje vetes pse te mua janë drejtuar. Unë s’kam qenë në atë fshat asnjëherë në jetën time. Nuk e di ku është.

Pyetje: Në datën 12 a e keni marrë ju fuoristradën tuaj, Bledi Angjon kushëririn tuaj dhe keni vajtur në Kolanec?

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, asnjëherë në botë. Makina ime ka qenë aty në shtëpi dhe kam qenë në shtëpi. Asnjëherë në botë.

Pyetje: Në Kolanec më parë keni qenë ndonjëherë?

Valter Mollaj: Asnjëherë në jetën time, asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë…

Pyetje: Mbani përgjegjësi për këto që thoni?

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi penale… dhe them kështu, të më varin ku të dua në qoftë se unë kam qenë në jetën time atje dhe unë kam gisht në atë ngjarje, një fije peri në atë ngjarje. Edhe ia bëj pyetje vetes pse mua m’u drejtuan… si bombë më erdhi, nuk… jam i shokuar, i dërrmuar.

Pyetje: Po si ka mundësi z.Valter, edhe Tina Pajollari komshia juaj, edhe bariu që ju e paguanit, kanë përmendur emrin tuaj?

Valter Mollaj: Nuk e di! Këtë nuk e di. Bariu s’ka lidhje, s’ka thënë. Me bindje të plotë s’e di, po që nuk ka thënë gjë. Nuk e di.

Pyetje: Çfarë kërkoni sot?

Valter Mollaj: Unë vetëm drejtësi, asgjë tjetër nga juve. Vetëm drejtësia të vihet në vend. Asgjë tjetër.

Pyetje: Në çdolloj rrethane ju do t’i qëndroni të njëjtit version që nuk keni lidhje me ngjarjen?

Valter Mollaj: Absolutisht. Fare, fare, s’kam asnjë lidhje fare fare.

Pyetje: Me Martin Çeçon keni folur ndonjëherë në telefon?

Valter Mollaj: Asnjëherë, unë nuk e njoh këtë. As e njoh, them se s’më ka njohur. Unë nuk e kam idenë fare, s’e kam idenë.

Pyetje: Në rast se s’keni folur ju, s’ka folur Tina Pajollari, atëherë kush ka folur me Martin Çeçon? Sepse ju e keni parë intervistën e babait të Martinit.

Valter Mollaj: S’e kam parë.

Pyetje: Babai i Martinit thotë që djali ka folur me një vajzë që ne pretendonim që ishte Tina Pajollari dhe pastaj ka dalë një person tjetër që e ka kërcënuar. Në rast se s’keni qenë ju, s’ka qenë kushëriri juaj…

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi në rast se kam qenë unë. Unë s’kam folur, s’e kam idenë, nuk kam folur fare. Unë dua nga juve vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

Etiketa: Martin Ceco

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dritan Agolli i FSHZH bën “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve

Dritan Agolli i FSHZH bën “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com