Ditën e sotme stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës, kanë njoftuar një protestë përpara ndërtesës së këtij universiteti ku do të kërkohet rritja e pagës së tyre nga qeveria.
Në një deklaratë të mëhershme, ata kanë njoftuar se protesta do të nisë në orën 10:00 të ditës së sotme dhe pritet të zgjasë rreth një orë.
Pedagogët kanë paralajmëruar një bojkot të vitit të ri akademik nëse ndaj tyre nuk ndërmerret asnjë masë për rritjen e rrogës pasi një gjë e tillë nuk ndodhte prej vitit 2004. Sipas tyre, kriza e rritjes së çmimeve ka ndikuar së tepërmi edhe ekonominë e tyre familjare dhe kanë hasur vështirësi me pagën aktuale.