Një 63-vjeçar me origjinë serbe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Himarës.
Mësohet se shkaku i vdekjes të jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Himarë – Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.