Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në RTV Ora, foli për përgatitjet që po bën opozita për zgjedhjet lokale dhe largimin e kreut aktual të qeverisë, Edi Rama para tyre.
Meta u shpreh se PL ka prioritet vendosjen e demokracisë në vend ndërsa shtoi se janë të hapur për të mbështetur kandidatët më të mirë mes dy forcave politike.
Ai shtoi se do të negocionin edhe për primare të përbashkët për të bërë zgjedhjen e kandidatëve.
Meta: Zgjedhjet lokale do të mbahen në kohën e tyre, që është një tjetër sfidë e opozitës. Largimi i kësaj qeveria para tyre do të ishte një çlirim për opozitën dhe potencialet demokratike dhe shoqërore që ka vendi ynë. Në çdo rast zgjedhjet do të ndodhin dhe kërkohet përgatitja. Ne do të bëjmë çdo gjë që Rama të largohet qysh edhe sot nëse është e mundur, prandaj duhet të bëhemi bashkë. Kjo është në të mirën e tij sepse vetëm marrëzira do të bëjë.
Fryma për ndryshim është shumë më e madhe se kaq. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të zgjedhur ata që do i përgjigjen kësaj fryme. Unë jam partizan i hapjes totale për kandidatët më të mirë.
Ata mund të jenë politik. Profili më i mirë mund të jetë vetë primarja. Jemi të hapur edhe për primare të përbashkët. Jemi për çdo proces të hapur demokratik.
Kush ka një vizion më të mirë dhe pastaj të mbështeten të gjithë. Çdo forcë politike lufton për peshën e saj. Për kandidatët jemi të hapur për të bashkëpunuar. Mendoj se nuk duhet të ketë ndarje administrative.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....