Protesta e arsimit në Kosovë, prindërit: I marrim fëmijët në… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e arsimit në Kosovë, prindërit: I marrim fëmijët në…

20:43 | 14/09/2022
në Kosove Rajon
0

Tash e dy javë, bashkëshortët Albert dhe Anita Kurtulaj kanë një shqetësim më shumë: ku ta lënë vajzën e tyre tetë vjeçe gjatë kohës që do të duhej të ishte në shkollë, derisa ata të dy punojnë.

Nga 1 shtatori, Albesa do të duhej të fillonte mësimet në klasën e katërt, në Shkollën Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Por, greva e mësimdhënësve ka lënë afro 300.000 nxënës jashtë bankave shkollore.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Babai i Albesës, Alberti, thotë se pavarësisht përpjekjeve për ta mësuar vajzën në shtëpi, shkolla nuk mund të zëvendësohet.

“Unë mund të punoj me fëmijën tim, mirëpo nuk ka llogaridhënie… as fëmija nuk ndihet shumë përgjegjës para meje, siç ndihet para mësuesit. Është e pamundur të kompensohet humbja që po shkaktohet me mungesën e prezencës së fëmijëve në shkolla”, thotë Alberti për Radion Evropa e Lirë.

Ai shprehet i bindur se shtyrja e fillimit të mësimeve do të shkaktojë pasoja në mësim nxënie si për vajzën e tij, ashtu edhe për bashkëmoshatarët e saj.

“Nuk ka asnjë dilemë që kjo shkakton pasoja. Unë jam i sigurt që fëmijët nuk do t’i arrijnë rezultatet e dëshiruara në fund të vitit”.

Ai tregon se, shpeshherë, në mungesë të ndonjë familjari që të kujdeset për vajzën, ajo mbetet e vetme në shtëpi.

“Një ditë më ka ndodhur ta marr në punë. Një ditë e ka marrë bashkëshortja. Një ditë tjetër ka ndodhur të vijë dikush tjetër të rrijë me të në banesë gjatë ditës. Herë pas here edhe vetë, kështu…”, thotë Alberti, i cili punon në Ministri të Arsimit.

Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Shtator, 2022. Alberti dhe Anita kanë edhe një fëmijë tjetër, Almirin, por ai ndjek mësimet në një shkollë fillore private në Prishtinë.

Institucionet private të arsimit nuk janë të prekura nga greva vetëm ato publike. Alberti shfaq shpresën që grevës t’i gjendet zgjidhje, në të kundërtën thotë se pasojat më të mëdha do t’i bartin fëmijët.

Mësimdhënësit e të gjitha institucioneve publike në Kosovë janë në grevë, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj. Përjashtim bëjnë vetëm disa mësimdhënës që individualisht kanë nisur t’i mbajnë orët.

Qeveria këmbëngul që mësimi duhet të fillojë pa vonesa, duke thënë se Projektligji për paga, që parasheh rritje, pritet të dalë në miratim së shpejti.
Në grevë, nga 25 gushti, janë edhe punëtorët e administratës publike, si dhe shërbyesit civil në institucione lokale dhe qendrore.
Një takim shpresëdhënës midis Këshillit Grevist dhe Qeverisë u mbajt më 13 shtator, por nuk prodhoi ndonjë marrëveshje.

“Mund të them se takimi ishte përmbajtjesor, por, për momentin, nuk kemi asnjë ndryshim. Qeveria vazhdon të mbajë qëndrimin për deklaratat rreth pakos, ne vazhdojmë të jemi zë i sektorit publik me kërkesat tona”, tha anëtari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media pas takimit.

Kryeministri Albin Kurti, i cili mori pjesë në takim, përsëriti thirrjen e tij për hapjen e shkollave. “Nuk bën bojkot e grevë shtetit”.

Dështimi i këtij takimi ishte dëshpërues për Fitore Hajrullahun, djali i së cilës, Nuari, tetë vjeç, mbetet po ashtu larg bankave shkollore. Nuari është në klasën e tretë në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Fitorja thotë se, bashkë me burrin e saj, mundohen ta mbajnë djalin vazhdimisht të angazhuar në mësime apo detyra të ndryshme, por thotë se nëse greva vazhdon për kohë të gjatë, pasojat për të do të jenë të mëdha.

“Shprehinë e punës është shumë vështirë ta mbash te një fëmijë tetëvjeçar, në qoftë se greva do të stërzgjatet, sepse është tepruar… marrë parasysh edhe pushimin veror, që është pushim i gjatë, sepse janë dy muaj e gjysmë në pyetje. E tash edhe një muaj po kalon, do të thotë tre muaj e gjysmë janë në pyetje. Janë shumë për cilindo fëmijë”.

Ajo thotë se as grevistët, as autoritetet qeveritare nuk po tregojnë seriozitet.

“Ata [grevistët] kanë të drejtë të kërkojnë rritje të pagave, marrë parasysh pagat e ulëta dhe rritjen e inflacionit. Por, kjo [greva] është dashur të parandalohet, e jo të vihet deri te një situatë e tillë”, thotë Fitorja, e cila punon në Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike.

Paralajmërimi i mësimdhënësve se janë në grevë në një shkollë në Prishtinë.

Ditë më parë, Këshilli i Prindërve i Kosovës u bëri thirrje prindërve që t’i marrin librat në shkollë dhe të fillojnë të punojnë vetë me fëmijët e tyre.

“Kjo është rrugë më e vështirë, e për disa prindër gati e pamundur, por është zgjidhja e urtë e mbrojtjes së fëmijëve tanë, pa lënduar askënd”, u tha në reagimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Shefkiu: Pasojat do t’i kemi afatgjate
Për një marrëveshje të shpejtë midis grevistëve në arsim dhe Qeverisë thërrasin edhe në organizatën “EdGuard”, që mbulon fushën e arsimit në Kosovë.

Arbisa Shefkiu, hulumtuese pranë kësaj organizate, thotë se vazhdimi i grevës prek në veçanti nxënësit që fillojnë klasën e parë, si dhe ata të klasës së nëntë që më pas i nënshtrohen testit të maturës.

“Pasojat do t’i kemi edhe më afatgjate. Në rezultatet e testit PISA dhe në raportet e tjera ndërkombëtare do të shihen edhe më hollësisht”, thotë ajo.

Përveç fëmijëve, Shefkiu thotë se greva dëmton edhe vetë sektorin publik të arsimit.

“… sepse, [disa] prindër mund të mos i dërgojnë fëmijët në sektorin publik dhe të drejtohen në sektorin privat. Kjo i bie që vetë mësimdhënësit po e keqësojnë situatën, në të cilën jemi”, thotë Shefkiu.

Ethet e PISA-s zënë prapë Kosovën
Në dy teste të PISA-s – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – Kosova ka dalë gati në fund të listës.

Banka Botërore, në një raport të publikuar në vitin 2020, ka vlerësuar se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Ekspertë të fushës së arsimit thonë se në mësimnxënie ka ndikuar edhe pandemia e koronavirusit, pasi gjatë dy vjetëve të parë të saj, më 2020 dhe 2021, nxënësit kanë kaluar në mësim online, apo nga distanca, në disa periudha të ndryshme kohore.

Në Kosovë ka pasur edhe më herët greva nga mësimdhënësit. E fundit ka qenë në vitin 2019, kur gjysmëvjetori i dytë i mësimeve ka nisur me tri javë vonesë nga pakënaqësia e mësimdhënësve me Ligjin për paga.

Etiketa: proteste

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Milan i fortë për Dinamon e Zagrebit, kuqezinjtë fitojnë 3:1 ndaj kroatëve

Milan i fortë për Dinamon e Zagrebit, kuqezinjtë fitojnë 3:1 ndaj kroatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com