Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës me sukses po përballen me sulmet kibernetike. Megjithatë ai ka pranuar se po haset në vështirësi në ballafaqimin me këto sulme nga AShI.
Sveçla: Ne ia kemi dalë me sukses të përballemi me këto sulme
Në konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Sveçla është pyetur edhe për kthimin e task-forcës anti-korrupsion në kuadër të policisë.
Sve֛çla: Ju jeni dëshmitarë të një ngërçi mes policisë dhe prokurorisë
“Ju jeni dëshmitarë të një ngërçi të komunikimit dhe koordinimit të shpejt dhe efikas mes policisë dhe prokurorisë. Ne po mundohemi që në baza ditore këtë bashkëpunim ta ngrisim dhe edhe ky ligj shpresoj shumë që do të na ndihmojë në këtë drejtim sepse qytetarëve nuk ju intereson se cila instancë është përgjegjëse për çfarë, por ata duan drejtësi. Po është një modalitet i kësaj task-force”, ka theksuar Sveçla.
Po ashtu, ai ka folur edhe për këputjen e kabllove me fibra në veri, ku tha se për personat e përfshirë në këtë rast do të kërkohen dënime të ashpra.
Sveçla: Dëmtimi i saj është vepër jashtëzakonisht penale
“Ajo është infrastrukturë kritike që do të thotë se çfarë do dëmtimi i saj është vepër jashtëzakonisht penale dhe me të cilat institucionet tona po merren në vazhdimësi. Në momentin kur ne të kemi informata më konkrete se kush është duke dëmtuar kabllën, normalisht që do ta sjellim para drejtësisë dhe do të kërkojmë dënime më të ashpra për të”, tha ai./KosovaPress