Jeni për turp, mjafton t’i rregulloni pllakën Nënë Terezës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeni për turp, mjafton t’i rregulloni pllakën Nënë Terezës!

21:08 | 29/08/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Erdhi Edi Rama, si kryetar bashkie, e pas tre mandatesh iku. Erdhi Lulëzim Basha dhe iku pa asnjë lloj gjurme. Ka ardhur prej një viti Erjon Veliaj, sërish asgjë. Nëse do të rreshtosh ministrat e kulturës janë të paktën trefishi i kryetarëve, që kanë kaluar pa e rregulluar dot një pllakëz përkujtimore ose të vetmin vend real të kryeqytetit pranë Rrugës së Kavajës, në një rrugicës aty, ku kanë qëndruar njerëzit më të afërt të Nënë Terezës.

nene-tereza-2

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Është një pllakë e thjeshtë që shkruhet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe që bën me dije se aty kanë banuar njerëzit e Nënë Terezës. Paçka formulimit të keq në shqip, formulimi në anglisht është krejt i gabuar. Thirrja për këtë pllakë bëhet vazhdimisht dhe pothuaj çdo vit nga artikullshkruesi, por më së shumti me heshtje, më rëndom me ndonjë shfajësim tinzak, të gjithë janë shmangur.

Nënë Tereza ka “marrë” gjithçka sa i përket nderimeve që mundet nga Shqipëria. Aeroporti kryesor dhe i vetëm i vendit me status ndërkombëtar ka emrin e saj, spitali kryesor në vend ka emrin e saj dhe një sërë objektesh të tjera mbajnë po emrin e saj.

Kuptohet se kemi një shesh të saj, por që statueta e saj mungon, sepse pasi u hoq prej aty, aq e harruar dhe e nëpërkëmbur sa ishte, u vendos në aeroportin e Rinasit, kurse statueta e aeroportit u transferua për fat në rrethrrotullimin në Qafë Thanë.

S’duhet të jenë të shumta rastet, kur sheshe kryesore në metropole, që mbartin emra të njohur të mos kenë të paktën një pllakat, monument, statuetë, bazoreliev apo kushedi se çfarë të personazhit apo ngjarjes, me të cilën janë pagëzuar. Por, paradoksi shqiptar është se sheshi nuk e ka këtë, megjithë premtimet e vazhdueshme dhe planet e pafund, ashtu si Shqipëria ndryshe nga Maqedonia nuk ka një muze kushtuar asaj! Qoftë edhe fare modest.

shtepia-nenn-tereza

Dhe, mund të hahemi t’gjithë kohën me Maqedoninë për përkatësinë e saj që për fat e ka zgjidhur vetë Nënë Tereza me kumtimin e saj se ishte shqiptare nga gjaku, por jemi shumë më inferiorë me përpjekjet e tyre për ta përjetësuar këtë grua të veçantë, që i qesëndis të gjithë ballkanasit në marrëzinë e tyre.

Ndërkohë, po afron dita e Shenjtërimit të saj dhe në Tiranë e Durrës janë llogaritur disa aktivitete, ku më i madhi syresh bëhet mu në Vatikan, por t’gjitha janë krejtësisht kallpe sa i përket angazhimit tonë, kur ne nuk i rregullojmë një pllakat të vockël dhe nuk i promovojmë shtëpinë ku qëndruan njerëzit e saj, t’vetmen dëshmi të gjallë të racës së saj.

Mbase kryetari i ri i Bashkisë, Erjon Veliaj në kujdesin për të mos i rrëshqitur gjëra të tilla do mundohet të bëjë diçka në ditët e mbetura. I kujtojmë pushtetarët shqiptarë se nuk kushton asgjë përveçse pak kujdes dhe vëmendje. Kaq ia kemi borxh njerëzve të Nënë Terezës që vdiqën në Shqipëri larg syve të të gjithëve në varfërinë e tyre modeste.

Nënë Tereza u lumturua më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II dhe ishte fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Më ditët e para të shtatorit pritet Shenjtërimit i saj përmes një ceremoniali të zgjedhur nga protokolli i Vatikanit.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniÇmimi Nobel për Paqennene terezaPapa Gjon Pali IIRruga e KavajësshenjterimiTurp

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Policia është me “ne”…

Policia është me "ne"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com