Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me shumën e lartë të parave të shpenzuara për një instilacion që do të ndërtohet në kryeministri.
Në një kohë që qeveria ka paralajmëruar krizë ekonomike dhe ka bërë thirrje për kursim ndaj qytetarëve ka tenderuar 3.7 milionë euro për ndërtimin e një instalacioni me dru dhe djelberim në godinën e qeverisë.
Por për këtë shpenzim luksi, ministrja Ibrahimaj i kaloi “topin” Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke thënë se është një projekt me fondet e FSHZH.
“Vëmendja të jetë te nismat. 3.7 milonë euro që janë akorduar për një instalacion në KM i përkasin një projekti të hartuar kohë me parë”, tha Delina Ibrahimaj.