Në emisionin “Open” në Neës24, të ftuarit kanë debatuar në lidhje me faktin nëse SPAK po vepron apo jo mbi aferën e inceneratorëve dhe mbi katastrofën mjedisore që pritet të ndodhë nëse vijohet me të njëjtën linjë veprimi, me groposjen dhe djegien e tyre.
Zylo: Kur SPAK ka vepruar, ish-LSI ka nxituar të bëjë garë me PD se kush ka akuzuar e para për të nxitur veprimet e SPAK. Kur nuk vepron, qenka institucion vegël e Ramës.
Balliu: Po kreu detyrën e përshëndesim. Nëse nuk e bën detyrën, e evidentojmë. SPAK është nga këmbët tek koka i kapur
Zylo: Drejtësia e PD pse nuk arrestoi njeri.
Balliu: Pyet Ramën.
Zylo: Gjithë ato vite në pushtet si një ministër nuk paska bërë gabim e s’kanë bërë asnjë shkelje.
Balliu: Në kohën tonë nuk pagoi asnjë shqiptar 30 mln euro kilometrin e rrugës. Edhe Rruga e Kombit nuk ishte aq. Nuk ka pasur ministër trafikant droge. Ju keni më shumë trafikantë brenda policisë se jashtë. Dhe nuk ka qenë pronari i një kompanie në kërkim dhe kompania të vijojë të vjedhë. Këta në PS as nuk martohen pa lejen e Ramës.
Jo më të vjedhin pa lejen e tij, del tani thotë nuk e dinte për ndërtimet pa leje. Tha nuk e njoh Zoton nuk e kam takuar ndonjëherë. Kontratën e ka bërë qeveria e tij, jo e imja. Ka një fakt të pamohueshëm, pavarësisht problemeve të drejtësisë në të kaluarën, 80 përqind e çështjeve qytetar-shtet fitoheshin nga qytetarët. Sot 90 përqind e çështjeve të shtet-qytetar i fiton shteti.
Zylo: Rama ka thënë jam krenar për vendimmarrjen politike dhe shkeljet, ata që i kanë bërë po hetohen nga drejtësia.
Panariti: Duken simptomat e para të një katastrofe mjedisore. Sa kohë nuk ka mundësi financiare të paguajë depozitimin se bashkitë janë copë-copë do ti djegë duke shkaktuar probleme të mëdha mjedisore. Nuk absorbon as vend depozitimi në landfill dhe as inceneratori. Pse i djeg plehrat kur ka një kontratë që duhet të depozitojë e ti djegë dhe kush i djeg?
Zylo: Fieri e Elbasani, nëse gjërat shkojnë drejt vendimit themelor duhet të jenë pronë e shtetit shqiptar.
Panariti: Jam ekspert toksikolog, ti je gazetar.
Zylo: Jam diplomuar për shkenca politike në Romë.
Panariti: Në mes të ditës po ndodh djegia e plehrave që ve në rrezik shëndetin publik.
Zylo: Nëse nuk më dëgjon njeri kot që po rri po iki.