Një burrë shqiptar ka vrarë gruan e tij me një shkop dhe e ka braktisur në dhomën e ndjenjës së shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Piemonte të Italisë. 71-vjecari është arrestuar nga policia në shatërvanin e qytetit duke larë gjakun për të humbur gjurmët. Fqinjët e viktimës kanë lajmëruar policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pavarësisht se atje mbërritën edhe ambulancat, gazeta italiane “La Republica”, shkruan se mjekët nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar gruan, e cila kishte ndërruar jetë. Mjeku ligjor ka gjetur shenja të shumta dhune.