Një anije që ka ardhur nga qyteti libian i Benghazit është ndaluar pasditen e sotme pranë Porto Romanos në Durrës. Lidhur me këtë situatë, mësohet se në operacionin ujor ka marrë pjesë policia Kufitare si dhe anti-kontrabanda, pasi dyshohet se po sillte naftë kontrabandë që nga Libia.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se anija tashmë është ndaluar dhe po bëhen kontrollet dhe verifikimet nga autoritetet shqiptare.
Anija libaneze është me emrin “Queen Majeda” dhe nafta pritet që të transportohej te një subjekt shqiptar në portin e Durrësit.