Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është zhveshur nga kostumi zyrtar i politikanit në një dasmë ku ishte i ftuar. Meta gjatë ceremonisë martesore, ka shijuar këngët më të bukura shqiptare, ku dhe nuk ka ngurruar të kërcejë.
Siç shihet edhe nga pamjet, Meta kërcen nën ritmet e muzikës përmetare, këngës ‘Të prita moj mike’, të Vaskë Currit dhe Laver Bariut.
Mësohet se Meta dhe përfaqësues të tjerë të PL-së kanë qenë të ftuar në dasmën e një anëtareje të kësaj partie.
Kujtojmë që kreu i PL, një javë më parë paralajmëroi protestën e parë të organizuar nga forca politike që ai drejton, më 13 shtator para inceneratorit të Tiranës. Meta prej kohësh ka publikuar fakte nga afera e inceneratorëve, e cila implikon vetë kryeministrin Edi Rama dhe njerëz të afërt me të.