Një emigrante shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke pas dhunimit të dy personave.
Mësohet se 39-vjeçarja shqiptare ushtroi dhunë fizike ndaj një çifti të moshuarish 70 dhe 77 vjeç.
Kanë qenë dy të moshuarit ata që kanë denoncuar në polici dhunën e shqiptares, e cila po mbahet nga policia greke.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i shqiptares në fjalë apo dhe arsyet e ngjarjes së rëndë ku dhe ka përfunduar pas hekurave.