Një tjetër shtet është rreshtuar krah Shqipërisë, pas vendimit për të ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si qëndrim ndaj sulmit kibernetik ndaj e-albania. Siç duket në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e vendit, Arabia Saudite i është bashkuar deklaratave ndërkombëtare që dënojnë sulmin kibernetik ndaj Iranit.
“Mbretëria pohon mbështetjen dhe solidaritetin e saj me Republikën e Shqipërisë në masat e marra për të mbrojtur sigurinë e saj kibernetike”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Saudite në Twitter.
Deklarata shtoi se Arabia Saudite “thekson rëndësinë e forcimit dhe koordinimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur paqen në hapësirën kibernetike, zhvillimin e aftësive të specializuara për të siguruar vazhdimin e përpjekjeve në adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe marrjen e masave vendimtare për të luftuar këto kërcënime”.
Deklarata e fuqive të Lindjes së Mesme bashkohet me ato të disa aleatëve të NATO-s në mbështetje të Shqipërisë pasi ajo ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në fillim të kësaj jave.
Qeveria e Shqipërisë deklaron se kishte identifikuar “pa dyshim” shtetin iranian si burimin e sulmit në mes të korrikut.