Me anë të një postimi në Facebook, deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka bërë me dije se ka qenë prezentë në një tryezë të organizuar nga OSBE për reformën administrativo-territoriale.
Sipas deputetes studimet e organizatave jofitimprurëse dhe ekspertëve të pushtetit lokal tregojnë se shqetësimet e ngritura nga opozita kanë qenë të drejta.
Ndër të tjera, Çupi përmendi se njësitë vendore vuajnë sot mungesën e burimeve financiare ndërkohë që taksat dhe tarifat janë rritur për qytetarët.