Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane kanë sekuestruar një sasi prej 300 kg drogë të llojit marijuan.
Gomonia me gjatësi 5 metra është diktuar nga radarët e patrullave të përbashkëta shqiptaro-italiane duke dalë rreth orës 06:00 të mëngjesit nga grykëderdhja e lumit Vjosë.
Rreth orës 11:00 të paradites së të dielës, gomonia u ndalua 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa. Ne bord u gjet sasia prej 300 kilogramë hashash dhe u arrestuan dy skafistët, 46 dhe 36-vjeç nga Kavaja.