Mijëra njerëz janë mbledhur mëngjesin e ditës së sotme jashtë Pallatit Buckingham për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth e cila ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, mbrëmjen e djeshme.
Konkretisht, siç shihet në videon live të “SUN”, grupe njerëzish vijojnë të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham, pas njoftimit të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Nga ana tjetër, ajo që viher re janë njerëzit, shumë prej tyre me lot në sy dhe të tjerë të trishtuar, të cilët kanë mbërritur jashtë pallateve mbretërore, lënë shënime dhe foto, ndërsa në të njëjtën kohë portat e Buckingham janë mbushur me lule, shenjë se sa shumë e donin britanikët Mbretëreshën Elizabeth.