Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Kreu i shtetit italian do të zhvillojë një vizitë 2 ditore në Shqipëri. Presidenti Matarella do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.
Pas takimit, mes dy presidentëve pritet të ketë dhe një deklaratë për median.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Po ashtu presidenti do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian.
Vizita zyrtare e numrit 1 të shtetit italian vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit në Itali. Pas vizitës në Tiranë, Presidenti italian do të udhëtojë drejt Shkupit në Maqedoninë e Veriut.