Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri shihet duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
“Përdhunuesi i 11 vjeçares bëhet me trauma nga të burgosurit,” – ishte përshkrimi i videos.
Kameri në këtë video dëgjohet duhet i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.
“Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku – “Jo” dëgjohet duke thënë Kameri
“Dhimbje të kokës a ke”, pyet mjeku. “Po” dëgjohet duke thënë Kameri.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i cili tha se Kameri nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës.
“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në përgjigjet e SHKK-se.