Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se është vrarë me thikë një i moshuar.
Shkak është bërë një konflikt i çastit. Policia jep detaje se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas.
Personi i identifikuar me iniciale F.M., 63- vjeç gjatë konfliktit ka plagosur me thikë personin e identifikuar me iniciale S. H., 65- vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit si pasojë e plagëve të rënda të marra në trup .
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar, në drejtim të paditur. Ndërsa policia është duke kryer kontrolle. Theksojmë sërish që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që ka agravuar në përdorimin e thikës, e për pasojë ka humbur jetën 65- vjeçari me iniciale S. H..
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje ndërsa, pritet të zbardhen detaje pas arrestimit të autorit dhe dëshmitarëve. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.