Edhe Reali i Madridi, e ka nisur mbarë këtë sezon të ri të Champions League në transfertë ndaj Celtic. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, me vendasit që kërkuan golin duke e vënë jo pak në vështirësi skuadrën e Carlo Ancelottit.
“Galaktikët” morën një goditje të rëndë në minutën e 30, pasi Karim Benzema la fushën i dëmtuar, ndërsa në vendin e tij u aktivizua Hazard.
Në pjesën e dytë, Reali shtoi “marshin” duke dominuar dhe shënuar 3 gola. Fillimisht ndeshja u zhbllokua nga Vinicius në minutën e 56 dhe vetëm 4 minuta më vonë do të shënonte edhe Modric, duke e “vrarë” kështu ndeshjen.
Goli Modric erdhi falë një impulsioni të Eden Hazard i cili dhe edhe asist, para se të dërgonte vete topin në rrjetë në minutën 77 pas një aksioni spektakolar.
Belgu kështu “ngroh” madrilenët të cilët janë në akth për Karim Benzema. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje do të ishte pikërisht 0-3.
0-1/0-2
0-3