“Gramshi, sulm rus ndaj NATOS”! Ndërkombëtarët: Të arrestuarit në uzinën e armëve, ushtarë të… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gramshi, sulm rus ndaj NATOS”! Ndërkombëtarët: Të arrestuarit në uzinën e armëve, ushtarë të…

20:00 | 04/09/2022
në Uncategorized
0

Tre agjentë të një shërbimi sekret të rëndësishëm partner me Shqipërinë, gjatë pesë ditëve të shkuara kanë analizuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani, për aktivitetin e dy rusëve dhe një ukrainasi, kapur në ish-fabrikën e armëve në Gramsh. Burime diplomatike i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu,  përfundimet paraprake të tre zyrtarëve të huaj në lidhje me këtë çështje. Ata fillimisht kanë tentuar të takohen e flasin me dy rusët dhe një ukrainas në paraburgim, ku ata ndodhen. Top Channel mëson se Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë refuzuar të takohen me tre zyrtarët e huaj.

Ndërsa studenti ukrainas i kimisë, Mikhail Zorin ka pranuar në mënyrë informale të bashkëbisedoje me ta, duke treguar të njëjtin version pohuar grupit të hetimit tre ditë pas ndalimit. Pas analizimit të asaj që ka pohuar Mikhail Zorin dhe tërësinë e provave të siguruara deri më tani, zyrtarët e shërbimit të huaj inteligjent kanë mbërritur në përfundimin paraprak se dy rusët dhe ukrainasi, janë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ruse që veprojnë jashtë territorit të Republikës Federale Ruse. Duke analizuar veprimtarinë e muajve të fundit në rajon, analistët e huaj ardhur në Shqipëri, kanë shprehur mendimin se Rusia është duke përdorur skemën e “dërgimit masiv të agjentëve dhe bashkëpunëtorëve për mbledhje të informacionit masiv”.

Pjesë e kësaj skeme të gjerë vjelje informacioni janë bërë edhe Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov bashkë me Mikhail Zorin. Për tre agjentët e vendit partner me Shqipërinë, me shumë interes ishin komunikimet në rrjetin “Telegram” mes tre të arrestuarve dhe personave të cilët merrnin informacionet. Frida Ghitis analiste e çështjeve të sigurisë për CNN disa ditë më parë duke analizuar incidentin e Gramshit sjell këtë detaj. “Një vit përpara pushtimit FSB (shërbimi i jashtëm sekret rus) dërgoi 160 kuratorë që shërbyen si përgatitës të terrenit në rrëzimin e presidentit Zelenski e zëvendësuar me dikë pro Putinit. Një prej kuratorëve u shfaq si blogere dhe fotografe.”-thuhet në njoftimin e postuar nga ajo.

Read more

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –

Të njëjtat burime diplomatike i thanë Top Channel, se ardhja e dy ekspertëve të çështjeve të spiunazhit rus dhe një profilizuesi,  lidhet me analizimin e kësaj ngjarje në një këndvështrim më të gjerë në kontekstin rajonal. Në kushtet kur në Serbi, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut prezenca dhe aktiviteti  shërbimeve sekrete ruse, është i mirë faktuar, për partnerët e Shqipërisë një vend i NATO-s, tentativa e Rusisë me dërgimin e një skuadre me detyra spiunazhi shihet me  shqetësim.

Analistja e CNN Frida Ghitis e shikon kapjen në vendin tonë të dy rusëve dhe një ukrainasi si një  përplasje NATO-Rusi. ” Operacioni inteligjent i dyshuar i Rusisë në tokën Shqiptare, një vend aleat i NATO-s, duke hedhur lëndë paralizuese nervore në fytyrat e ushtarëve, duhet të jetë shumë shqetësuese. Incidenti në përmasa të vogla, është e para përplasje mes NATO-s dhe Rusisë prej kohës kur Putini pushtoi Ukrainën 6 muaj më parë.”- thuhet në njoftim. Frida Ghitis thekson se kemi të bëjmë me një nga ato raste kur ne mbase nuk do ta mësojnë të gjithë të vërtetën apo mbase kurrë nuk do të kemi një rezultat nga hetimet. Analistja amerikane e mbyll shkrinin duke thënë se “pritet me interes rezultati hetimit dhe përgjigja e mundshme nga NATO”./ Top Channel

Etiketa: agjentDETAJGramshHETIMET nderkombetarerrezikRusëtuzine

Të Lidhura

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –

nga 27
11:05 | 05/02/2026
0

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

nga 27
10:49 | 05/02/2026
0

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin...

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –

nga 27
10:37 | 05/02/2026
0

Personat në foto janë anëtarët e familjes shqitare që humbën jetën, pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit. Viktimat janë babai Arti...

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –

nga 27
10:29 | 05/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në...

Para
Shqiptari sulmoi me sëpatë 27- vjeçaren, dëshmitarët e krimit: Pamë gjurmë të mëdha gjaku…

Shqiptari sulmoi me sëpatë 27- vjeçaren, dëshmitarët e krimit: Pamë gjurmë të mëdha gjaku...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –

11:05 | 05/02/2026
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

10:49 | 05/02/2026
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –

10:37 | 05/02/2026
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –

10:29 | 05/02/2026
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit –

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit –

10:23 | 05/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –
  • “Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –
  • U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –
  • Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –
  • Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit –
  • Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –
  • “Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com