Biznesmeni Fatmir Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.
Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.
Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.
Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pas asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg.
Sakaq këtë të diel biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara u gjet i vdekur në një fushë në Torino.