Një nga trend-et e fundit në TikTok është ai i vajzave që i prezantojnë mamave të tyre në Whatsapp artistë të famshëm si partnerët e tyre, ose më saktë akoma si “dhëndrat” e ardhshëm të familjes, ndërsa nënat, që shumicën e rasteve nuk i njohin personazhet, epo bëjnë pyetjet dhe reagimet e zakonshme që behën në këto raste.
Një vajzë ka vendosur që këtë trend ta bëjë duke përfshirë Dj Pm dhe i prezanton me foto së ëmës djalin nga Prishtina që do të sjellë në familje. Videon e ka parë edhe Sarah Berisha, e cila nga trend-et e rrjeteve sociale di shumë, dhe jo vetëm që e ka pëlqyer por edhe e ka ripostuar në Instagram-in e saj. Madje Sarah ka shkruar përbri video-s: “Unë mendo që mami dhe vajza paskan shije të mirë”, duke i bërë kështu një kompliment edhe partnerit të saj.
Reagimi i Sarës patjetër tregon jo vetëm se ajo di t’i vlerësojë gjërat “funny” dhe trend-et e bëra mirë në rrjetet sociale, edhe kur Pm është duke i kërkuar dorën një vajze tjetër. Detaje të vogla. Gjithsesi, video-ja duket se është keqkuptuar nga disa ndjekës së blogeres që kanë menduar se ka qenë vetë Sarah që po ja prezanton mamit producentin. Për këtë moderatores së “Kosheres” i është dashur të bëjë edhe një shpjegim:
Si mund disa njerëz të mendojnë që mami i saj ende nuk e njoh PM nuk e dimë, por gjëra që ndodhin në rrjete sociale.