Një çift turistësh gjermanë janë bllokuar këtë pasdite në Gjirin e Karaburunit. Bëhet me dije se për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve kanë ndërhyrë forcat “Delta”. Sipas të dhënave, gjurmimi i tyre është bërë i mundur pas lëshimit të sinjalit “SOS” nga vendi ku ishin bllokuar.
Në ndihmë të tyre janë aktivizuar forcat “Delta” të policisë ndërkohë edhe punonjës të AZDM janë në vënë gatishmëri. Mësohet se, janë organizuar operacione nga deti dhe toka për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.