Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot tek “Sheshi Nënë Tereza” për të protestuar në shenjë sensibilizimi për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku një 11-vjeçare u përdhunua për 7 orë nga pesë të rinj. Mes protestuesve shihen edhe personazhe publike si këngëtar, gazetarë, aktorë dhe gazetarë.
Kujtojmë se paraditen e sotme një protestë me qindra pjesëmarrës u mbajë në Prishtinë, qytetetarët atje i kanë kërkuar qeverisë që të japë dënim maksimal për autorët si dhe të ashpërsoj ligjin për të tilla raste. Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.