Çështja e vizave për rusët, Borrell kërkon kompromis – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja e vizave për rusët, Borrell kërkon kompromis

11:56 | 31/08/2022
në Uncategorized
0

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që të gjejnë kompromis dhe të lënë pas inatet, teksa blloku po debaton nëse duhet të ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, si sanksion për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët më 31 gusht pasi arriti në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë, Borrell tha se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik”.

“Do të punoj për unitet. Ne nuk mund të lejojmë që të dukemi të përçarë për një çështje kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me raportet midis njerëzve, midis shoqërisë ruse dhe popullsisë evropiane”, tha ai.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Çështja e kufizimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të bllokut, por që të arrihet një marrëveshje duhet vendim unanim i të 27 shteteve të bllokut. Më pas ky vendim do të bëhej sanksioni më i ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë shtetet e Baltikut, Polonia dhe Finlanda – kanë udhëhequr kauzën për vendosjen e një ndalese kufizuese mbi vizat për turistët rusë. Për shkak të sanksioneve të BE-së për fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e BE-së.

Një marrëveshje e vitit 2007 për lehtësimin e kritereve për vizat në BE për rusët, u pezullua përkohësisht në fund të shkurtit, duke shënjestruar njerëzit e afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, sikurse delegacionet zyrtare ruse dhe poseduesit e pasaportave diplomatike.

Por, nga sanksionet u përjashtuan “rusët e zakonshëm” të cilët ende vazhdojnë të gëzojnë nga përftimet lehtësuese të kësaj marrëveshjeje, sikurse reduktimi i kohës dhe kostos së vizës, por edhe paraqitja e më pak dokumenteve për aplikim.

Gjermania dhe Franca kanë thënë se kufizimi i vizave për rusët do të ishte kundërproduktiv, teksa BE-ja tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e atyre rusëve që nuk e mbështesin agresionin e Moskës kundër Ukrainës. Kievi i ka bërë thirrje bllokut që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha për Radion Evropa e Lirë më 30 gusht se “cilësimi i kësaj lufte si ‘problem i Putinit’ dhe jo problem i shoqërisë ruse që më së shumti e mbështet presidentin e saj, është vetëmashtrim”. Të 27 shtetet e bllokut duhet të pajtohen në mënyrë që masa për kufizimin e lëshimit të vizave të mund të aplikohet në të gjitha shtetet e BE-së./REL

Etiketa: borrell

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vrau gruan e shokut për 20 mijë euro, arrestohet emigranti në Greqi

Vrau gruan e shokut për 20 mijë euro, arrestohet emigranti në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës –

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës –

09:29 | 20/02/2026
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE –

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE –

09:25 | 20/02/2026
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare –

09:05 | 20/02/2026
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –

“Dorëhëqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare –

08:57 | 20/02/2026
U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore –

Bordi i Paqes i mbushur me diktatorë! ‘The Guardian’ vendos Edi Ramën të parin në listë për Evropën –

08:39 | 20/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës –
  • Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE –
  • “Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare –
  • “Dorëhëqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare –
  • Bordi i Paqes i mbushur me diktatorë! ‘The Guardian’ vendos Edi Ramën të parin në listë për Evropën –
  • Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës –
  • Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com