Ditën e sotme u njoftua shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano, pas ngjarjes së shumta kriminale në vendin tonë. Njoftimi erdhi nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë ai u pyet nëse si ministër a mban përgjegjësi për ngjarjet e pazbardhura. Ai tha se padiskutim, por shtoi se shkarkimi i Nanos është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë.
Pyetje: A keni ju si ministër përgjegjësi për ngjarjet e pazbardhura?
Çuçi: Padiskutim, ka shkallë përgjegjësie. Qeveria ka menduar ndryshimi i menaxhimit përmes shkarkimit të drejtorit të policisë, është një armë efikase për të pasur një reagim më të fortë.