Një vrasje e mirëorganizuar është parandaluar me arrestimin e Alfred Skonjës 29 vjeç, informon policia e Durrësit.
29 vjeçari me banim në Durrës “kishte kryer të gjitha veprimet përgatitore” informon policia e Durrësit duke shtuar se ka sekuestruar automjetin me të cilin do të kryhej krimi, sende dhe mjete të ndryshme që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve dhe krimit.
Policia informon: “Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Alfred Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur”