Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare, Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik. Lajmi është njoftuar nga agjencia ruse Interfax.
Gorbachev është i njohur për përfundimin e Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por nuk arriti të parandalonte shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Ai bëri marrëveshje për reduktimin e armëve me SHBA-në dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.