Ky tender me objekt “shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi” për policët e rinj të shtetit shqiptar i është dhënë kompanisë SORI-Al të cilën oligarku qeveritar Nikolin Jaka, i cili ia ka kaluar në pronësi gruas së tij Alma Tafanit pas bërjes publike të skandaleve me abuzimin e tenderave shtetërorë.
Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm kompania e Jakës e cila është shpallur menjëherë fituese e tenderit me vlerë marramendëse.
Nëse hulumtojmë në brendësi të përmbajtjes së specifikave të kësaj procedure prokurimi publike do të vëmë re disa fakte qesharake për një tender të kësaj vlere.
Ky tender i realizuar me financim të parave të popullit të cilat Bledi Çuçi ia fal oligarkut Jaka, do të ushqejë efektivët e rinj të Policisë së Shtetit të cilët trajnohen në Akademinë e Sigurisë.
Në një vëzhgim të tre vakteve për policinë e shtetit, bie në sy gramatura minimaliste e produkteve që do të konsumohen për polic gjatë një dite.
Pra për vaktin e mëngjesit, policët e rinj do të konsumojnë vetëm 1 vezë (e cila nuk është e mjaftueshme as për të siguruar sasinë proteinike të vaktit përkatës), 30 gr gjalpë, 30 gr reçel, 3 gr çaj mali, 25 gr sheqer, 75 gr djathë të bardhë dhe 1 fetë buke. Pra për mëngjes policët e rinj do të ushqehen me një fetë bukë me gjalpë e reçel, ose ta hanë me një kokërr vezë dhe një fetë djathi të hollë.
Për vaktin e darkës i është caktuar të konsumojnë pilaf me groshë. Përkatësisht 60 gr oriz dhe 50 gr fasule. Miniatri Çuçi do “herkulizojë” Policët e ardhshëm të Shtetit shqiptar me pilaf e groshë në tenderin prej 2 MLD lekësh pa TVSH. /JOQ/